Herrera arrin marrëveshje me gjigantin evropian, zbulohet fanella e re

16:49 | 27 Prill 2019

Mesfushori i Manchester United, Ander Herrera ka rënë dakord për një marrëveshje katërvjeçare me PSG, raporton AS.

Pasi që kontrata e tij ka për të skaduar, 29-vjeçari do të bashkohet me kampionët e Ligue 1 në një transferim të lirë kur përfundon sezoni, përcjell ORAinfo.

Athletic Bilbao njoftohet se u përpoq të nënshkruajë lojtarin e tyre të mëparshëm në minutën e fundit, por oferta e PSG ishte më e leverdishme se sa ajo nga La Liga./ORAinfo/

Komento: