Heshtja e Ministrisë së Infrastrukturës përballë kërkesës për heqjen e monopolit në homologim – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Heshtja e Ministrisë së Infrastrukturës përballë kërkesës për heqjen e monopolit në homologim

08:33 | 12 Korrik 2019

Ministria e Infrastrukturës hesht përballë kërkesës për heqjen e monopolit në homologim.

Shfuqizimi i udhëzimit administrativ që përcakton kushtet dhe procedurat për homologimin e mjeteve rrugore është kërkuar nëpërmjet rezolutës së Kuvendit të Kosovës, të miratuar dy javë më parë, shkruan sot Koha Ditore.

Thirrje Qeverisë për t’i dhënë fund monopolit në homologim i kanë bërë edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, e edhe shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova.

Por pavarësisht këtij fronti të gjerë anti-monopol, si dhe vlerësimit se me të po cenohen tregu i lirë dhe konkurrenca, Ministria e Infrastrukturës ende nuk ka marrë vendim nëse do ta mbajë në fuqi udhëzimin administrativ, apo do t’u përgjigjet pozitivisht kërkesave për ndryshimin e tij.

Udhëzimi Administrativ në fuqi ia mundëson kompanisë “EuroLab” që këtë shërbim ta kryejë e vetme në Kosovë edhe për 10 vjetët e ardhshëm.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!