Hetemi e pranoi, Ramadani u jep shkollë ‘sovranistëve’ për veri: Qe qysh është puna

17:08 | 15 December 2024
hetemi-e-pranoi,-ramadani-u-jep-shkolle-‘sovranisteve’-per-veri:-qe-qysh-eshte-puna

Ishte i pari që pati njoftuar se ministrin nga radhët e komuniteteve, Elbert Krasniqin, KFOR-i e kishte kthyer mbrapsht nga rruga për në Zveçan – ndërkaq, pushteti e pati mohuar kategorikisht në dehjen e ungjillit propagandistik të sovranitetit me-çdo-kusht.

Burim Ramadani, ish-Kryeinspektori i Agjencionit Kosovar për Inteligjencë, doli me një shkrim përkthyes të gjendjes së sovranitetit vis-a-vis sigurisë në veri: kjo pasi Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, tregoi që KFOR-i amerikan ua kishte ndaluar mbarë kabinitetit qeveritar që të shkonin në godinën komunale.

Postimi i plotë i Ramadanit:

Në veri u rrit prezenca policore në numër dhe njësi speciale, por sovraniteti u cungua me kthimin mbrapsht të Ministrave dhe me rritjen e trupave ushtarake ndërkombëtare. Madje, edhe nga shtetet që nuk e njohim shtetësinë e Kosovës.

Në thelbin e sigurisë kombëtare, këto janë dy çështje krejtësisht të ndara. Dhe, secila duhet të merr vlerësimin dhe kritikën që e meriton:

1. Prezenca policore më e madhe ka zvogëluar hapësirën e sjelljes së grupeve kriminale. Kështu, policia e Kosovës nuk ka zhbërë, por suksesshëm i ka minimalizuar grupet kriminale. Ato, pastai, janë kthyer në një model veprimi terrorist dhe kështu situata mbetet nën kërcënim serioz të sigurisë.

2. Prezenca e shtuar ushtarake ndërkombëtare ka reduktuar sovranitetin e shtetit të Kosovës. Jo vetëm duke përfshirë edhe ushtarë më shumë të shteteve jo-njohëse, por edhe se sovraniteti i Kosovës është suspenduar me faktin që madje edhe Ministra të Republikës së Kosovës janë kthyer mbrapsht nga KFOR-i.

• Dështimi i hapjes së plotë të Urës kryesore të Ibrit në Mitrovicë është dëshmia më brutale e cungimit të sovranitetit.

Për më shumë, kushdo që ka rënë në manipulim në janar e shkurt 2024 rreth kthimit mbrapsht nga veriu të Ministrave të shtetit tonë, tash gradualisht mund ta kuptojnë edhe përmes konfirmimit publik të kësaj nga Kryetari i Leposaviqi.

Komento: