Hetimet e Prokurorisë për urat në Mitrovicë, deputeti i VV i sulmon: Kundër ndërtimit janë edhe disa individë në Prishtinë

10:33 | 11 Korrik 2025
Hetimet e Prokurorisë për urat në Mitrovicë, deputeti i VV i sulmon: Kundër ndërtimit janë edhe disa individë në Prishtinë

Dje, Prokuroria Speciale e Kosovës bëri të ditur se e ka nisur një hetim në lidhje me ligjshmërinë e kontratës për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë nga Qeveria në detyrë e Kosovës. Nga prokuroria u tha se hetimi nuk ka të bëjë me ndonjë kundërshtim ndaj ndërtimit të urave në fjalë, por me “përmbushjen e detyrimeve ligjore” të kontratës për ndërtimin e tyre.

Rreth kësaj, ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arber Rexhaj, duke thënë se Prokuroria Speciale u ‘’aktivizua’’ pasi që peticioni i Listës Serbe nuk pati sukses.

Ai shkroi edhe se, kur të përfundon ndërtimi i urave, duhet te vendoset një pllakat ku thuhet se kundër ndërtimit tyre ishin edhe disa individë në Prishtinë.

‘‘Pasi nuk pati sukses peticioni i Listës Serbe, u aktivizua Prokuroria Speciale në Prishtinë. Kur të ndërtohen ura duhet te vendoset diku një pllakatë ku thuhet se kundër ndërtimit tyre ishin edhe disa individë në Prishtinë’’, ka shkruar ai.

Komento: