Të padrejtë këtë e sheh edhe avokati Artan Qerkini, i cili thotë se gjithmonë Zyra e Prokurorit të Specializuar është arsyetuar se nuk ka kohë të caktuar për përfundimin e hetimeve.
“Është dashur që më herët për shkak të sigurisë juridike të një personi, është dashur më herët që hetimet të ndërpriten, mirëpo vazhdimisht Prokuroria është arsyetuar se rastet janë komplekse, se nga koha kur pretendohet se janë kryer veprat dhe koha kur po hetohen, ka kaluar një periudhë e gjatë dhe ata kanë vështirësi në gjetjen e provave”, ka deklaruar Qerkini.
Televizioni ka pyetur edhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë për numrin e personave ndaj të cilëve janë pushuar hetimet, por të njëjtit kanë thënë se nuk diskutojnë asgjë rreth hetimeve të tyre.
Sali Mustafa e Pjetër Shala tashmë janë dënuar nga Dhomat e Specializuara për Kosovën për krime lufte, ndërkohë që po vazhdon procesi gjyqësor edhe më tutje ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit./Dukagjini/
https://youtu.be/nY_ZWFCebKI