Hetimet lidhur me shpronësimet e kundërligjshme, shtatë të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Prishitnë, Lipjan e Vushtrri

16:50 | 06 Maj 2026
hetimet-lidhur-me-shpronesimet-e-kunderligjshme,-shtate-te-arrestuar-ne-operacionin-e-zhvilluar-ne-prishitne,-lipjan-e-vushtrri

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) dhe Policia e Kosovës (PK) njoftojnë se në kuadër të një procesi hetimor që PSRK-ja është duke e zhvilluar lidhur me shpronësimet e kundërligjshme, të mërkurën është zhvilluar një operacion policor në Prishtinë, Lipjan dhe Vushtrri, si rezultat i të cilit u arrestuan shtatë të dyshuar.

“V.G dhe N.R për veprën penale “Dhënia e ryshfetit”, H.M., Sh.S dhe H.M., për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. N.K për veprën penale “Marrja e ryshfetit, dhe A.P, për veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale – Dhënia e ryshfetit dhe Marrja e ryshfetit”, thuhet në njoftim.

jatë zbatimit të urdhër-kontrollit, thuhet se janë sekuestruar pajisje teknologjike, para të gatshme në vlerë prej 6 mijë e 450 euro, dhe dokumentacion i ndryshëm.

“Lidhur me të njëjtin rast, në dhjetor të vitit të kaluar janë arrestuar edhe shtatë (7) persona të tjerë”, njofton Prokuroria. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Komento: