Hetuesi policor thotë se të akuzuarit tentuan të iknin pas grabitjeve

19:08 | 09 January 2025
hetuesi-policor-thote-se-te-akuzuarit-tentuan-te-iknin-pas-grabitjeve

Në gjykimin ndaj Arton Sekiraqës, Flamur Mulit, Xhevdet Salihut dhe Fitim Munishit, dëshmitari Gzim Tërnava, i cili njëherësh ka hetuar rastin si polic, deklaroi se të akuzuarit kishin tentuar të iknin, por u ndaluan nga Policia në stacionin e autobusëve në Prishtinë.

“…kanë qenë nën masa të fshehta dhe kanë tentu me ik dhe kanë rënë në masa, ku e kemi kuptu se dojnë me ik,” tha Tërnava.

Sipas Tërnavës, me të kuptuar se të njëjtit në mënyrë të organizuar po tentonin të largoheshin, policia reagoi dhe i arrestoi ata, duke ua gjetur biletat e udhëtimit.

Tërnava gjithashtu sqaroi se ka qenë pjesë e grupit të hetuesve që kanë hetuar grabitjet që ndodhën gjatë vitit 2023, por nuk ka qenë përgjegjës apo bartës i hetimit.

Po ashtu, ai njoftoi se të akuzuarit u identifikuan pas analizimit të video-incizimeve dhe të gjitha provave materiale që i ndërlidhin me cilësitë e tyre.

Tërnava tregoi se grabitjet janë kryer në lokacione të ndryshme, me armë të gjata dhe të shkurtra.

“Me armën AK-47 dhe me armë të shkurta janë kryer grabitjet,” shtoi ai.

Seanca vijoi me administrimin e provave materiale, ku u bë administrimi i tyre si në aktakuzë. Megjithatë, mbrojtësi i të akuzuarit Munishi, avokati Imer Beka, tha se prokurorja e rastit, Dulina Hamiti, bëri vetëm leximin e provave materiale, pa treguar se çfarë vërtetohet me to.

Tutje, seanca vijoi me mbrojtjen e të akuzuarve.

Sekiraqa sqaroi se ka lidhje familjare me të akuzuarit Salihu dhe Munishin, ndërsa të akuzuarin Muli e ka njohur në Francë.

Sekiraqa gjithashtu tha se nuk ka lidhje me atë për çka akuzohet dhe se radiolidhjet që i janë gjetur në shtëpi gjatë bastisjes janë përdorur në procesin e punës në ndërtimtari për komunikim me kranistin.

I akuzuari Muli deklaroi se në kohën e grabitjeve për të cilat akuzohet, nuk ka qenë prezent në Kosovë. Ai tha se me Sekiraqën është njohur në Francë dhe Gjermani dhe shtoi se gjatë arrestimit është maltretuar personalisht dhe familja e tij nga policia.

Muli pohoi se nuk ka pasur në posedim armë dhe nuk ka marrë asnjë makinë me qira, pasi që nuk ka patentë shofer, gjë që pretendohet se është përdorur për grabitjet.

Ndërkohë, i akuzuari Munishi tha se njihet me të akuzuarit dhe se në ditën e arrestimit kishte komunikuar me ta për të udhëtuar jashtë shtetit. Ai shtoi se është mbajtës i familjes dhe pohoi se nuk ka kryer asnjë veprim për çka ngarkohet sipas aktakuzës. Munishi pranoi se ka marrë makina me qira, por asnjëherë, sipas tij, nuk i ka ikur policisë apo ka kryer grabitje me ato makina.

Seanca u ndërpre për shkak të përfundimit të orarit të punës dhe do të vijojë me seancën e radhës, ku pritet të jepen fjalët përfundimtare nga palët në procedurë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themeloren në Prishtinë, e ngritur me datë 5 janar 2024, në pikë e parë të saj thuhet me datë 30 korrik 2023 rreth orës 21:00 se Arton Sekiraça, Flamur Mula, Fitim Munishi dhe Xhevdet Salihu me qëllim që vetes t’i sjelllin vetes dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme përmes përdorimit të forcës dhe kanosjes serioze të masakruar dhe nën kërcenim të armës së zjarrit kishin hyrë brenda në lokalin “ Interex” duke kanosur të dëmtuarit Egzon Bislimin, Nistret Jasharin, Rrinesa Vehapi dhe Mimoza Seferi u kishin marrë parat në vlerë prej 6 mijë e 700 euro dhe cigare prej 600 euro dhe ishin larguar me veturën e tipit “ Opel Vektra”.

Prandaj me këto veprime kanë kryer vepën penale “Grabitje”nga neni 317 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Tutje, në pikë e dytë të aktakuzës thuhet se Arton Sekiraqa dhe Fitim Munishi me datë 24 gusht 2023 rreth orës 23:10 minuta të masakruar dhe më kanosjes seriozë nën kërcënimin e armës ishin future në pompën e derivative “Ex-Fis” me që rast kishin përvetësuar dhe kishin kanosur seriozisht të dëmtuarit Besir Maholli dhe i kishin marrë para në vlerën prej 1000 mije euro.

Prandaj me këto kanë kryer veprën penale “Grabitje”nga neni 317 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Tutjë, në pikë e tretë të aktakuzës thuhet se Arton Sekiraqa dhe Flamur Mula përmes përdorimit të forcës kishin vjedhur veturën e tipit “Golf ll” pronë e të dëmtuarit Selman Rexhepi me që rast të njejtën e kishin djegur në fshatin Lesh, Komuna e Obliqit.

Prandaj me këto kanë kryer vepën penale “Vjedhje e rëndë” nga neni 315 paragrafi 1 nënparagrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Gjithnjë sipas aktakuës në pikën e katër thuhet se Arton Sekiraqa, Flamur Mula dhe Fitim Munishi, me datë 31 gusht 2023 rreth orës 3:15 minuta në fshatin Shkabaj, përmes përdorimit të forcës dhe kanosjes seriozë të maskuar dhe me armë të zjarrit AK-47, kishin hyrën në pompën e derivateve “Shell”kishin kanosur të dëmtuarën Arbenita Ollana dhe Milaim Jerliu duke u marrë parat në vlerën prej 800 euro dhe duke u larguar nga vendi i ngjarje me veturën e tipit “VË, Golf VII”.

Prandaj me këto kanë kryer vepën penale “Grabitje”nga neni 317 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Aktakuza vijon me pikën e pestë në të cilën thuhet se të akuzuarit AArton Serkiraqa, Flamur Mula dhe Fitim Munishi, me datë 3 gusht 2023 rreth orës 2:00 në pompen e derivateve “Stella Petroll” përmes përdorimit të forcës dhe kanosjes serioze të maskuar dhe me armë zjarri AK-47, dhe revole duke kanosur të dëmtuarit Agron Kajtazin dhe Çlirimtar Krasniqin kishin marrë parat në vlerën prej 432 euro e 40 cent, 50 euro dhe 20 euro dhe ishin larguar me veturën e tipit “VË Golf II”.

Prandaj me këto kanë kryer vepën penale “Grabitje”nga neni 317 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Tutje, në pikën e gjashtë thuhet se Arton Sekiraqa, Flamur Mula dhe Fitim Munishi, me 6 shtator 2023 rreth orës 2:30 minuta në pompen e derivateve “Ex-fis” në Prishtinë përmes përdorimit të forcës dhe kanosjes seriozë të maskuar dhe me armë të zjarrit AK-47, dhe revole duke kanosur të dëmtuarit Enis Tmava dhe Leonit Berisha kishin marrë parat në vlerën prej 533 euro dhe ishin larguar me vetën e tipit A3.

Prandaj me këto kanë kryer vepën penale “Grabitje”nga neni 317 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në pikën e shtatë të aktakuzës thuhet se Arton Sekiraqa dhe Fitim Munishi me datë 8 shtator 2023 rreth orës 2:33 minuta në pompën e derivateve “Shell”në Prishtinë përmes përdorimit të forcës dhe kanosjes seriozë të maskuar dhe me armë të zjarrit AK-47, dhe revole duke kanosur të dëmtuarit Trojan Bujupin dhe Qëndrim Arifin kishin marrë parat në vlerën prej 1000 euro, kartel bankare, çelsa veturash dhe dokumente dhe ishin larguar me veturën e tipit “Golf V plus”.

Prandaj me këto kanë kryer veprën penale “Grabitje”nga neni 317 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në pikën e tetë të aktakuzës thuhet se Arton Sekiraqa, Flamur Muli dhe Fitim Munishi me datë 10 shtator 2023 rreth orës 23: 55 minuta në pompën e derivateve “Ex-Fis” në fshtin Shakovicë, Komuna e Podujevës, Prishtinë përmes përdorimit të forcës dhe kanosjes seriozë të maskuar dhe me armë të zjarrit AK-47, dhe revole duke kanosur të dëmtuarin Bashkim Deda kishin marrë parat në vlerën prej 500 euro duke i thënë që të shtrihet në tokë ku më pastaj ishin larguar nga vendi i ngjarjes më veturën e tipit “Audi A3”.

Prandaj me këto kanë kryer veprën penale “Grabitje”nga neni 317 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në pikën e nëntë të aktakuzës thuhet se Arton Sekiraqaa, Fitim Munishi dhe Xhevdet Salihu me datë 13 shtator 2023 rreth orës 3: 48 minuta në Prishtinë përmes përdorimit të forcës dhe kanosjes seriozë të maskuar dhe me armë të zjarrit AK-47, dhe revole duke kanosur të dëmtuarit Elijon Kamberi dhe Safet Hajdari duke i marrë parat në vlerën prej 50 euro, 110 euro ku pastaj ishin larguar nga vendi i ngjarjes përmes veturës të tipit “Golf VI”.

Prandaj me këto kanë kryer veprën penale “Grabitje”nga neni 317 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Tutje, në pikën e dhjetë të aktakuzës thuhet se Arton Sekiraqaa, Fitim Munishi dhe Xhevdet Salihu me datë me datë 18 shtator 2023, rreth orës 2:33 minuta në fshatin Qallapek, në pompen e derivateve “Alfa Trade” Komuna e Lipjanit, ërmes përdorimit të forcës dhe kanosjes seriozë të maskuar dhe me armë të zjarrit AK-47, dhe revole duke kanosur të dëmtuarit Fisnik Mustafa dhe Taulant Shala duke i marrë para në vlerën prej 1200 euro dhe duke u larguar nga vendi me veturën e tipit “Golf VI”.

Prandaj me këto kanë kryer veprën penale “Grabitje”nga neni 317 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Tutje, në pikën e njëmbëdhjetë thuhet se Arton Sekiraqa, Flamur Muli, Fitim Munishi dhe Xhevdet Salihu gjatë kryerjes së veprave penale si më lartë kishin mbajtur në pronësi armë në kundërshtim më ligjin.

Prandaj për këto veprime kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të arme”nga nenin 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

Dhe krejt në fund në pikën e dymbëdhjetë të aktakuzës thuhet se të akuzuarit Arton Sekiraqa dhe Flamur Muli me datë 27 gusht 2023 rreth orës 7:00 në parkingun në Fushë Kosovës kishin vjedhur veturën e tipit “Golf II”pronë e të dëmtuarit Selman Rexhepi ku të njëjtën e kishin djegur në fshatin Leshkoshiq, Komuna e Obliqit.

Prandaj me këto veprime kanë kryer veprën penale “Zjarrvënja”nga nenin 322 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së./BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Komento: