Lëvizja Vetëvendosje po mban një tubim zgjedhor në Skenderaj në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Sipas pamjeve të siguruara nga Indeksonline, gjersa Albin Kurti po vazhdonte për të hyrë në sallë për tubim elektoral të rradhës janë hedhur fishekzjarrë dhe mjete piroteknike në drejtim të tij.
Mbrojta e afërt e kryeministri, ka reaguar menjëherë duke e mbuluar me çadra Kurtin dhe deputetët e VV-së.
Ndërsa para pak minutash janë dëgjuar dhjetëra simpatizantë të PDK-së duke brohoritur: “Na jena PDK”, pak metra larg nga vendi ku pritet të mbahet ky tubim.
Policia e Kosovës po e ndjek nga afër situatën e krijuar në Skenderaj.
Më poshtë mund të shihni pamje.