Një veturë e tipit Volkswagen në të cilin gjendeshin katër persona, ka hyrë brenda ambienteve të Klan Kosovës, duke kryer “sulm huligan me mjete piroteknike”, raporton ky televizion.
Tutje, raportohet se nga automjeti kanë dalë katër gra dhe kanë hyrë brenda hapësirës së televizionit dhe Klan Arenës, duke hedhur mjetet e rrezikshme në drejtim të sipërfaqës prej druri, çka ka rrezikuar përfshirjen nga zjarri, njëkohësisht duke rrezikuar seriozisht jetën e të gjithë punëtorëve, raporton Klankosova.tv.
Televizioni njofton se ka ftuar policinë e Kosovës, e cila është njoftuar për rastin, teksa forcat e rendit kanë në dispozicion edhe fotografitë dhe videot e kamerave të sigurisë, ku sulmueset shihen qartë duke kryer veprimin kriminal.
Në një tekst të publikuar në portalin e tyre, Klan Kosova ka dënuar” ashpër çdo veprim të tillë huliganizmi ndaj çdo institucioni apo subjekti, andaj apelon tek organet e rendit që kryerësit e akteve të tilla, të përgjigjen para drejtësisë”.