Hidhet në ajër makina e 63 vjeçarit

22:59 | 07 Prill 2019

Tritol makinës së 63-vjeçarit.

Mbrëmjen e sotme në periferi të Fushë-Krujës ka ndodhur një shpërthim me tritol.

Mësohet se tritoli është vënë në një makinë tip “Golf 6”, e cila dyshohet se është në pronësi të një 63-vjeçari.

Deri më tani raportohet vetëm për dëme materiale, ndërsa thuhet se automjeti ka qenë i parkuar në oborrin e shtëpisë së pronarit.

Sakaq policia ka nisur hetimin, për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. /tch

Komento: