Hidhet nga kati i dymbëdhjetë i banesës, vdes një person në Prishtinë

09:04 | 11 Shtator 2021

Një person është hedhur nga kati i dymbëdhjetë i një banese në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë në kryeqytet është hedhur nga kati i dymbëdhjetë i banesës, raporton Express.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante dhe ekipi mjekësor, ku edhe është konstatuar vdekja e tij.
Trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Prishtinë 10.09.2021 – 03:52. Është raportuar se në rrethana të panjohura viktima mashkull kosovar është hedhur nga kati i dymbëdhjetë i banesës. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar Policia.

Komento: