27-vjeçari hidhet nga kati i tretë.
Një person është hedhur nga kati i tretë në Prizren, ndërsa Policia dyshon se ka tentuar t’ia marr vetës jetën.
Vesel Gashi nga Policia Rajonale e Prizrenit ka thënë për Express se personi i moshës 27-vjeçare ka marrë lëndimet të rënda.
“Viktima fillimisht është trajtuar në spitalin e Prizrenit po për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK në Prishtinë”, ka thënë Gashi.
Sipas Policisë Rajonale, personi është hedhur nga kati i tretë i ndërtesës.