Al Ahly mund të përballet me kampionin evropian, Real Madridin në gjysmëfinale të Kupës së Botës për klube të FIFA-s, por fillimisht duhet të mposht kundërshtarët nga Oqeania dhe Amerika e Veriut.
Gjiganti egjiptian, dhjetë herë kampionë i Afrikës, do të përballet me Auckland City nga Zelanda e Re në ndeshjen e vetme të raundit të parë të kësaj gare.
Nëse Al Ahly e fiton këtë ndeshje, do të përballet me Seattle Sounders nga SHBA në raundin e dytë, me fituesin që do të takohet më pas me Real Madridin në gjysmëfinale të turneut.
Ndërkaq, kampioni aktual i Afirikës, Wydad Cacablanca shkon direkt në raundin e dytë, ku përballet me Al Hilal të Arabisë Saudite.
Skuadra braziliane Flamengo, e cila ashtu si Reali kalon direkt në fazën gjysmëfinale, mund të jetë kundërshtari i fundit i Wydad në atë anë të shortit.
Chelsea fitoi edicionin e vitit të kaluar të turneut, që qeveria globale e futbollit, FIFA po synon ta zgjerojë në 32 ekipe nga viti 2025.
Shortin e gjeni më poshtë.
Raundi i parë:
Al Ahly (Egjipt) – Auckland City (Zelanda e Re)
Raundi i dytë:
Seattle Sounders (SHBA) – Al Ahly/Auckland City
Wydad Casablanca (Maroku) – Al Hilal (Arabia Saudite)
Gjysmëfinalet:
Flamengo (Brazil) – Wydad Casablanca/Al Hilal
Seattle Sounders/Al Ahly/Auckland City – Real Madrid (Spanjë)
Finalja: 11 shkurt