Hidhet shorti i Ligës së Kombeve, ja kundërshtarët e mundshëm të Kosovës

08:34 | 03 Mars 2020

Vetëm dy muaj pasi të mësojmë se kush do të trashëgoi Portugalinë në fronin e Evropës, edicioni i dytë i Ligës së Kombeve do të fillojë.

Ndeshjet e sezonit të dytë do të luhen në muajt shtator, tetor dhe nëntor. Shorti do të tërhiqet më sot (3 mars), në Amsterdam, me fillim nga ora 18:00.

Në sezonin e parë, Kosova ishte pjesë e Ligës D, dhe në grup kishte Azerbajxhanin, Maltën dhe San Marinon.

Me 14 pikë të fituara në gjashtë ndeshje, Kosova ka siguruar promovimin në Ligën C për sezonin e ri.

Ekipet e Ligës C:

Vazo e parë: Greqia, Shqipëria, Mali i Zi, Gjeorgjia
Vazo e dytë: Maqedonia e Veriut, KOSOVA, Bjellorusia, Qipro
Vazo e tretë: Estonia, Slovenia, Lituania, Luksemburgu
Vazo e katërt: Armenia, Azerbajxhani, Kazakistani, Moldovia

Kosova në Ligën C, është pjesë e grupit 2, dhe shorti mund ta vë edhe kundër Shqipërisë.

Grupi më i vështirë për Kosovën: Greqi, Kosovë, Slloveni, Armeni

Grupi më i lehtë për Kosovën: Gjeorgji, Kosovë, Luksemburgu, Moldavia.

Kujtojmë se sezoni i dytë i Ligës së Kombeve do të vijë me disa ndryshime, dhe në Ligën D, do të jenë vetëm shtatë skuadra, ndërsa grupet në Ligën A, do t’i kenë nga katër skuadra.

Komento: