Hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike për zgjedhjet e 9 shkurtit

11:38 | 06 January 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), bëri tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, raporton Front Online.

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e 9 shkurtit do ta ketë numrin 118.

Partia Demokratike e Kosovës në fletëvotime do ta ketë numrin 131.

Lidhja Demokratike e Kosovës do ta ketë numrin 124.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila është në koalicion me Nismën Socialdemokrate do ta këtë numrin 137.

Përfaqësuesit e Listës Serbe nuk morrën pjesë në tërheqjen e shortit, por,  kjo parti do të ketë numrin 112.

Koalicioni për Familjen do ta ketë numrin 129.

Fjala do ta këtë numrin 138.

Zgjedhjet do të mbahen më 9 shkurt të këtij viti.

 

Komento: