Higuain dëshiron të transferohet te kjo skuadër

13:28 | 09 Janar 2019

Shtypi anglez zbulon se sulmuesi i Milanit, Gonzalo Higuain, dëshiron të bashkohet me Chelsean, përcjell ORAinfo.

Marca njoftoi të martën vonë se Chelsea ishte ‘orë larg’ nga nënshkrimi i Higuain, edhe pse Sky Sport Italia tregoi se Blutë nuk ishin të etur për të shpenzuar aq shumë për një lojtar mbi 30 vjeç.

Gazeta shpjegon se negociatat janë në vazhdim e sipër dhe janë të komplikuara, pasi Juventusi dëshiron që Chelsea të marrë në thelb huazimin e Milanit dhe 36 milion euro për të blerë.

Higuain ka shënuar tetë gola për Rossonerët këtë sezon, por është kritikuar publikisht nga drejtori sportiv Leonardo, ndërsa publikimi bie dakord se ata janë ‘gjithnjë e më të frustruar’ me ish sulmuesin e Napolit.

Është kuptuar gjithashtu se ardhja e tij në Stamford Bridge do të lejonte ish- futbollistin e Juventusin Alvaro Morata për t’u bashkuar me Sevillen./ORAinfo/

Komento: