Gonzalo Higuain vendos për të ardhmen.
Gonzalo Higuain do ta nderojë deri në fund kontratën aktuale me Juventusin, ka zbuluar babai i sulmuesit argjentinas duke reaguar ndaj thashethemeve se djali i tij do ta largohet nga kampioni italian.
Gazeta italiane Tuttosport raportoi të hënën në mëngjes se Higuainin po e mundon frika nga Covid-19 dhe ankthi për nënën dhe për këtë shkak ai mund të qëndrojë në Argjentinë duke iu bashkuar ish-klubit, River Plate, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, babai i tij JOrge ka thënë se gjërat që janë thënë për Higuainin janë të pavërteta.
“Çdo gjë që është thënë për Gonzalon është e pavërtetë”, tha Jorge për LM Nequen.
Higuainit i kanë mbetur edhe 18 muaj në kontratën e tij me bardhezinjtë dhe Jorge këmbëngul se djali i tij do të qëndrojë deri në përfundim të saj.
“Mund t’jua them një gjë: Gonzalo do të qëndrojë në Juventus sepse ende ka kontratë njëvjeçare e gjysmë dhe ai do ta nderojë atë. Ai do të qëndrojë deri në fund të kontratës”, shtoi ai.