Pas transferimit nga Milani, Higuain e ka mahnitur trajnerin e Chelseas.
Maurizio Sarri ka thënë se është i lumtur me Gonzalo Higuainin, i cili shënoi dy gola në fitoren e Chelseat 5-0 ndaj Huddersfieldit të shtunën, duke thënë se argjentinasi është duke u përmirësuar.
“Kur ai erdhi te ne, nuk ishte në gjendjen e duhur fizike, ama tani po përmirësohet”, tha Sarri.
Sarri, i cili e ka pasur nën urdhra argjentinasin edhe gjatë kohës së tij me Napolin, tha se fakti që Higuain po përshtatet me Eden Hazardin e bën atë të lumtur.
“Jam shumë i lumtur sepse përveç golave, ai përshtatet shumë edhe në lojën me Eden Hazardin. Për ne kjo është shumë e dobishme”, shtoi ai.