Higuain fluturon drejt Londrës

08:45 | 18 Janar 2019

Sulmuesi i Milanit, Gonzalo Higuain mund t’i nënshtrohet sot testeve mjekësore të Chelsea, ndërsa po përgatitet të fluturojë në Londër.

Sipas Corriere dello Sport, Higuain është gati të bashkohet me Chelsean dhe ka mbetët të kryhen vetëm formaliteti mjekësore dhe nënshkrimi i kontratës, përcjell ORAinfo.

Për më tepër, Milan janë në ‘kontakte të vazhdueshme’ me Genoa për Krzysztof Piatek dhe një marrëveshje do të ‘kalojë’ në momentin kur Juventusi do të niset në Londër për Higuainin.

Gazeta nuk zbulon kushtet e lëvizjes së 31-vjeçarit në Stamford Bridge, por ai pritet të bashkohet me Blues në një hua fillestare deri në fund të sezonit me opsionin për blerje. /ORAinfo/

Komento: