Higuain jep lajmin e madh për Milanin, ia ‘mbyll derën’ Chelseas – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Higuain jep lajmin e madh për Milanin, ia ‘mbyll derën’ Chelseas

12:17 | 30 Dhjetor 2018

Një gol çlirues. Gonzalo Higuain ka larguar shumë presion dhe peshë nga vetja dje, duke shënuar për herë të parë pas dy muajsh kundër SPAL.

Sulmuesi argjentinas shprehu gëzimin për krizën e përfunduar.

Ai përmes një postimi në rrjetin social ka treguar se ndjehet i lumtur në Milan, duke konfirmuar qëndrimin në San Siro.

“Unë jam i lumtur të kthehem në rezultatin, dua të falënderoj të gjithë ata që kanë qenë afër meje, falë familjes time, miqve, shokëve të ekipit, stafit teknik, klubit dhe tifozëve që kanë qenë pranë meje”, tha ai.

Higuain golin e shënuar ia ka kushtuar trajnerit Gattuso i cili shpëtoi në stolin e Milanit fal fitores kundër Spalit.

Komento: