Higuain komplikon largimin nga Juventusi

13:31 | 02 Korrik 2019

Gjigantët italianë të Serie A, Roma përballet me një detyrë të vështirë në kërkim të nënshkrimit të sulmuesit Gonzalo Higuain nga Juventusi.

Corriere dello Sport raporton se Roma është i interesuar të nënshkruajë me Higuainin por ka një kohë të vështirë për të arritur një marrëveshje, pasi ish-sulmuesi i Real Madrid aktualisht fiton 7.5 milionë euro në vit, një rrogë e cila do të jetë një hap shumë larg shumës për një klub si Roma, përcjell ORAinfo.

Megjithatë, raportet sugjerojnë se Giallorossi ende shpresojnw të arrijnë një marrëveshje ku Higuain do të fitojë 4.5 milionë euro në vit dhe ai gjithashtu do të marrë një pako të largimit nga klubi aktual i tij, Juventus.

Karriera e Higuain me klubin me qendër në Torino ka qenë nën renë që nga ardhja e Cristiano Ronaldos nga Real Madridi në verën e vitit 2018.

Pas kësaj lëvizje, ish-sulmuesi i Napolit i kaloi sezonin e kaluar me Milanin dhe më vonë me Chelsean në Premier League. /ORAinfo/

Komento: