Higuain me deklaratë të papritur për Lautaron

22:14 | 06 Nëntor 2020

Higuain ka bërë një deklaratë të papritur për Lautaron.

Ish sulmuesi i Napolit, Milanit dhe Juventusit, Gonzalo Higuain ka lavdëruar sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez. “Shpresoj që t’i sjell edhe Argjentinës shumë lumturi”

Higuain, i cili u transferua në Inter Miami FC në shtator ka folur për përgjegjësitë e tij kur mori numrin 9 të Argjentina, derisa na presin ndeshjet e Kombëtarëve në dy javët në vazhdim.

“Ajo ka peshë mëse shumti, për shkak që në shpinën tuaj keni barrën e një vendi”, tha Higuain për TyC Sports. “Lumturia kur e vesh varët nga ajo si e përjetoni”.

“Kam ndërgjegje të pastër, i dëshiroj Lautaros më të mirë”.

Lautaro ka shënuar 10 gola në 19 ndeshje për Kombin e tij dhe ka startuar në të dy ndeshjet kualifikuese për Botëror muajin e kaluar.

Higuain ka 71 paraqitje për Albiceleste, ka shënuar 31 herë për Kombëtare dhe tani ai beson që sulmuesi i Interit është gati të lë gjurmë në nivel ndërkombëtar të Kombëtareve.

“Shoh shumë potencial në të, ai është shumë i ri dhe starton tek Interi, e cila gjë nuk është e lehtë me moshën që ka”.

“Të luash në kualifikime është shumë e komplikuar, derisa Botërori, do të jetë i mirë nëse ndihesh mirë për një muaj”.

“Lautaro ka aftësi të mëdha, shpresoj që t’i jap shumë shtytje Kombëtares. Është vështirë që ta gjykoni një lojtar më 24 vite, ai ka shumë karrierë përpara”.

“Do të dëshiroja që ta vlerësoja në fund dhe ta shohim se a do të jetë në këto nivele edhe në vitet që do vinë”.

Argjentina i ka fituar të dy ndeshjet në kualifikime të Amerikës së Jugut në tetor. Këtë muaj ata do të luajnë në shtëpi kundër Perusë më 13 nëntor kurse pas pesë dite do të udhëtojnë për në Peru.

Komento: