Higuain merr vendimin e madh, e tregon atë Gattuso

22:40 | 12 Janar 2019

Duket se Gonzalo Higuain do të largohet nga Milani.

Ndeshja ndaj Samdoria në Kupën e Italisë, ka mundur të jetë e fundit në fanellën e Milanit për Gonzalo Higuain.

Sulmuesi argjentinas, i cili është në pronësi te Juventus, është drejt një transferimi të ri në Premierligë te Chelsea.

“Kemi një raport të sinqertë, ne ju themi njerëzve gjërat në fytyrë. Është një sinqeritet i madh. Kur një lojtar bën zgjedhje të caktuara, bëhet e vështirë për ta bindur ndryshe atë”, ka deklaruar Gattuso pas ndeshjes me Sampdoria, duke nënkuptuar se Higuain po largohet nga Milan.

“Në këtë moment, ai është një lojtar i Milanit. Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë”.

Komento: