Higuain nesër do të luajë ndeshjen e fundit në San Siro – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Higuain nesër do të luajë ndeshjen e fundit në San Siro

13:10 | 28 Dhjetor 2018

Milan-Spal mund të jetë ndeshja e fundit e Gonzalo Higuain në San Siro.

Tani edhe në Angli, ata po flasin për një shkëmbim të mundshëm të kredisë me Chelsean që do të përfshinte Alvaro Morata.

Për më tepër, sipas La Stampa, Milan nuk ka ndërmend të shpenzojë 36 milionë euro të nevojshme për të shpenguar sulmuesin argjentinas nga Juventusi, përcjell ORAinfo.

Higuain e nisi mirë sezonin te Milani me shëinim të golave, për çka kishte nevojë edhe klubi kuqezinj.
Por, më pas gjërat rrodhën ndryshe dhe forma e Higuain shkoi duke rënë vazhdimisht, që rezultoi me mos shënim të golave tash e një kohë të gjatë.

Morata ka qenë në radarin e Milanit tash e një kohë të gjatë dhe pritet që shumë lehtë të ndodh shkëmbimi Higuain Morata. /ORAinfo/

Komento: