Higuain një “memec” te Milani

12:36 | 14 December 2018

Goznalo Higuain erdhi nga Juventus te Milani me plotë shpresë për të këndellur skuadrën rosonere.

Por, argjentinasi nuk bëri asgjë në ndeshjet vendimtare.

Milani u mund në Greqi dhe golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Cristian Zapata, lideri i pamenduar i mbrojtjes, një futbollist që deri në verë shihej si një sëmundje në Milanello dhe synonin ta largonin me çdo kusht, pa sukses.

Kolumbiani bëri më shumë sesa i takonte, të paktën shleu autogolin, por në Karaiskakis ishin të tjerë emrat që duhej të bënin heroin.

Gonzalo Higuain e Patrick Cutrone ishin ndër më të dobëtit ndaj Olympiakos-it, edhe pse natyrisht një sulmues ka nevojë për një skuadër, që të japë më të mirën e vet, shkruan telesport.

Problemi është se Higuain nuk e ka ndeshjen e parë “jo”. Argjentinasi u mor nga Juventusi për të bërë diferencën në ndeshjet më të vështira, si ajo e djeshmja, ku një gol vlen sa një sezon.

Asgjë në realitet, ashtu si ndaj Interit, ashtu si në makthin kundër Juventusit të tij: Pipita u kthye në “memec”.

HESHTJE PREJ TETORIT – Dyshja Higuain-Cutrone bënte të ëndërronin tifozët deri para disa javësh, me ndeshjen Milan-Samp që ishte kulmi i tyre: gol Cutrone, gol Higuain, 4-3-3 u bë zgjedhja perfekte dhe dy sulmuesit duhej të luanin patjetër nga fillimi, me kërkesë popullore. Gattuso u bind, edhe pse e tha qartë që me 2 sulmuesit në fushë mesfusha humbiste edhe më shumë cilësi.

Megjithatë, që prej tetorit diçka ka ngecur, sidomos te Pipita, i cili u dëmtua ndaj Udinese-s dhe më pas errësirë, asnjë gol dhe shumë nervozizëm. As fati nuk e do, sepse kundër Juves humbi penallti dhe në Pire tentoi pa fund të shënonte.

Cutrone, nga ana e vet, është në një fazë rënëse dhe në Athinë nuk u pa fare. Në fakt, në aspektin e lojës po jepte shumë dhe Gattuso e pranoi se gaboi që e zëvendësoi me Laxalt pak para penalltisë, për grekët, ndërsa më pas hodhi në fushë Halilovic, sepse në stol nuk kishte askënd tjetër.

Komento: