Higuain nuk shënon qe 7 javë, vjen reagimi i lojtarit

11:21 | 19 December 2018

Sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain erdhi nga juventusi te Milani për t’i ndihmuar kuqezinjtë në shënimin e golave.

Por,po bëhen më shumë se shtatë javë pa shënuar. Për Gonzalo Higuain mund të flitet për një krizë, që mbase po zgjat përtej pritshmërie.

Edhe dje, argjentinasi u paraqit dobët, teksa te Milani shpresojnë tek ai për një renditje mes katër të parave.

Lidhur me këtë aspekt, sulmuesi tha: “Golat janë detyra ime dhe për të shkuar në Champions, duhen gola. E di gjithashtu se duhet të jem më i qetë dhe të ndihmoj ekipin, sepse golat do të vijnë”.

Përveç krizës para porte, Higuain përflitet edhe për një largim nga kuqezinjtë, të cilët nuk janë të kënaqur me rendimentin e tij.

“Ka 13 vjet që dëgjoj këto zëra, e imagjinoni dot çfarë do të ndodhte nëse do t’iu kushtoja vëmendje. Jam mësuar tashmë. Për mua është krenari që mbaj numrin 9 të Milanit, sepse e kanë mbajtur shumë lojtarë të mëdhenj e Inzagi ka qenë njëri tyre. Edhe si rival ka qenë vrastar”, përfundoi Higuain.

Komento: