Higuain po transferohet atje ku nuk e priste askush

09:24 | 11 Korrik 2019

Gonzalo Higuain befason të gjithë me skuadrën e re.

West Ham United kanë rreshtuar Gonzalo Higuain si një përforcim të mundshëm për këtë afat kalimtar.

Sulmuesi argjentinas duhet të gjejë një skuadër të re për sezonin e ri, pasi nuk është pjesë e planeve të Maurizio Sarrit te Juventus.

‘GianlucaDiMarzio’ raporton se West Ham United janë të interesuar për ish sulmuesin e Real Madridin, që në gjashtë muajt e fundit ishte pjesë e Premierligës, duke e veshur fanellën e Chelseas, përcjell lajmi net.

West Ham po kërkojnë Higuain në huazim një vjeçar me të drejtë blerje në fund të sezonit.

31 vjeçari gjatë karrierës së tij, ka veshur edhe fanellën e Milanit dhe Napolit.

Komento: