Gonzalo Higuain i Chelseas foli për kohën e tij në Serie A, AC Milan dhe aventurën e tij aktuale në Londër përcjell ORAinfo.
“Unë jam shumë i lumtur në Chelsea, është një klub i madh me një stadium të shkëlqyer, një eksperiencë fantastike futbolli, shpresoj me kalimin e kohës që kjo skuadër të mund të arrijë rezultatet që meriton.
“Sarri është trajneri i cili më solli më të mirën, e njoh mirë, ai më njeh mirë, shpresoj se mund të kthehemi në nivelin që kishim në Napoli.
“Unë mendoj se karriera ime në Itali, pas gjashtë vjetësh, ishte e plotë. Nga Napoli, unë shkova në Juventus dhe fituam dy tituj të ligës, përveç arritjes në finalen e Ligës së Kampionëve.
“Në Milano, kishte disa muaj të vështirë për mua, por unë nuk mendoj se niveli im është ulur nga Rossonerët, “përfundoi ai./ORAinfo/