Sulmuesi i Chelseat dhe ish sulmuesi i Milanit, Gonzalo Higuain, ka zbuluar se atij i mungon Italia.
Higuain shënoi për Chelsea gjatë fitores së tyre 2-1 ndaj Fulhamit dhe ky ishte goli i tij i tretë i sezonit për Blues.
Pas ndeshjes kundër Cottagers, Higuain po bisedonte me Sky Italia rreth golit dhe jetës në Itali dhe ai tha:
“ Jam i lumtur me lojën dhe golin. Është e rëndësishme të marrësh tre pikë për garën e Ligës së Kampionëve.
“Kam lënë miq dhe një trajner të shkëlqyeshëm në AC Milan. Këto janë gjëra që ndodhin në futboll dhe fati nuk ka shkuar mirë dhe kam marrë një vendim që për mua ishte më i miri”, ka thënë ylli argjentinas./ORAinfo/