Gonzalo Higuain është afër shkuarjes në Chelsea dhe më shumë dëshmi për transferimin e tij të menjëhershëm në Britani është darka e tij lamtumire e organizuar mbrëmë.
Sipas Sky Sport, argjentinasi u takua me shokët e skuadrës së tij te Milani mbrëmë për t’i përshëndetur përpara udhëtimit të tij në Londër, përcjell ORAinfo.
Higuain pritet të udhëtojë me mjekun e tij të Chelsea sot ose nesër dhe Maurizio Sarri shpreson ta ketë atë në dispozicion për ndeshjen e Kupës Carabao të së shtunës kundër Arsenalit.
Higuain u transferua në Milan këtë verë dhe nuk arriti të përshtatej me rosonerët, ku arriti të shënoi vetëm 8 gola. /ORAinfo/