Higuain të ardhmen e pasigurt, ‘çartet’ në stërvitje

17:47 | 23 Maj 2019

E ardhmja e Gonzalo Higuain është ende e paqartë.

Edhe pse sulmuesi argjentinas pritet të largohet nga Chelsea në fund të sezonit, një kthim në Juventus nuk mund të jetë destinacioni i tij i fundit pasi Zonja e Vjetër do që të heqë qafe ish-yllin e Napolit.

Disa burime këmbëngulin se Juventusi do të përpiqet të shesë Higuain nëse Maurizio Sarri nuk e zëvendëson Massimiliano Allegri në stolin e Chelseas.

Ndërkohë që sulmuesi po përgatitet për finalen e Europa League, por duket se është shumë nervoz.

Pamjet tregojnë se ai nuk është duke kaluar kohë të mirë të Chelsea, dhe largimi duke se është i pashmangshëm. /ORAinfo/

Komento: