Higuain tek Chelsea, trajneri i skuadrës jep lajmin e madh

11:55 | 02 January 2019

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, ka dhënë edhe një deklaratë sot.

Ai u ka dhënë fund spekulimeve për transferimin e sulmuesit të Juventusit të huazuar në Milan, Gonzalo Higuain, duke thënë se ai nuk është i interesuar ta transferojë një sulmues gjatë afatit kalimtar të janarit.

Në anën tjetër, trajner i të kaltërve bëri të ditur se ai është në kërkim të një anësori pasi që dëshiron ta shtojë konkurrencën për lojtarët si Ëillian, Pedro dhe Eden Hazard, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, Goal.com raporton se Chelsea është duke e konsideruar mundësinë e transferimit të Higuainit, përmes një marrëveshjeje për shkëmbim me Alvaro Moratan. Megjithatë, kjo marrëveshje do të ishte shumë e komplikuar pasi që do të duhej të aprovohej edhe nga Juventusi.

Përkundër që Olivier Giroud nuk do të ketë mundësi të luajë gjatë muajit të ardhshëm për shkak të një lëndimi dhe Morata nuk ka qenë në formë të mirë, Sarri thotë se ai nuk do ta kërkojë as kthimin e Michu Batshuayit ose Tammy Abrahamit nga klubet ku janë huazuar.

“Jo, nuk kemi nevojë për ndonjë sulmues tjetër sepse unë e kam opsionin të luajë në këtë pozitë me Hazardin. E kemi Moratan dhe Hazardin të cilët luajnë shumë mirë në këtë pozitë, ashtu siç e kemi parë në dy, tri ndeshjet e fundit. Kështu që, në këtë moment nuk kam nevojë për një sulmues tjetër”, ka thënë Sarri.

“Ndoshta për ndonjë anësor tjetër sepse tani jemi në telashë për shkak të lëndimit të Pedros, Callum Hudson-Odoit dhe Ruben Loftus-Cheek. Kështu që në këtë moment kam opsione për sulmues, mirëpo jo për anësor”.

Komento: