Higuaini shokon Milanin me deklaratën e fundit

19:02 | 03 Mars 2019

Sulmuesi i Chelseat dhe ish sulmuesi i Milanit, Gonzalo Higuain, ka zbuluar se atij i mungon në Itali.

Higuain shënoi për Chelsea gjatë fitores së tyre 2-1 ndaj Fulhamit dhe ky ishte goli i tij i tretë i sezonit për Blues.

Ai ka ardhur në Stamford Bridge në huazim nga Juventusi, pasi ka përfunduar aventurën e tij të huazimit në Milan përcjell ORAinfo.

Pas ndeshjes kundër Cottagers, Higuain po bisedonte me Sky Italia rreth golit dhe jetës në Itali dhe ai tha:
“Unë jam kthyer? Jam i lumtur me lojën dhe golin. Është e rëndësishme të marrësh tre pikë për garën e Ligës së Kampionëve.

“Kam lënë miq dhe një trajner të shkëlqyeshëm në AC Milan. Çfarë ndodhi atje? Këto janë gjëra që ndodhin në futboll dhe fati nuk ka shkuar mirë dhe kam marrë një vendim që për mua ishte më i miri”, ka thënë argjentisni./ORAinfo/

Komento: