Higuain nuk dëshiron të luaj më në San Siro. Ai tani po kërkon t’i bashkohet Chelsea.
Sulmuesi i Milanit dëshiron të lidhet përsëri me Marizio Sarri tek Chelsea, të cilin dikur e kishte trajner në Napoli.
Sipas Sport Mediaset, ylli argjentinas ka kërkuar një transferim në Stamford Bridge, pasiqë që nga largimi i tij nga Juventus nuk ka pasur ndonjë impakt në San Siro.
Sarri poashtu është i lumtur të bashkohet me ish-sulmuesin e tij dhe Juventus thuhet të jenë të gatshëm të marrin në konsideratë ofertën e Chelsea.
Higuain momentalisht është në huazim te AC Milan, me një mundësi për të nënshkruar në fund të sezonit për 36 milionë euro. /ORAinfo/