‘Hija’ e Messit përndjek lojtarët e Barcelonës, merret vendimi për fanellën me numër 10 të yllit argjentinas

13:52 | 29 Gusht 2021

Barcelona ka publikuar numrat e fanellave për sezonin e sapofilluar.

Nga lista shohim që fanella me numrin 10 të lënë të lirë nga Leo Messi dhe që nuk i është dhënë askujt nga klubi.

Depay ka marrë numrin 9 dhe fanella e pleshtit ka mbetur e lirë.

Ndërkohë Miralem Pjanic, i cili ka qenë jashtë planeve të skuadrës gjatë gjithë sezonit të kaluar dhe që tani i është dhënë fanella me numrin 8.

E ardhmja e boshnjakut mbetet e pasigurt, por katalanasit e kanë përfshirë në listën e fanellave 2021/22.

Komento: