Hill: Ambasada e parë amerikane në Shqipërinë post-komuniste, kishim një dhomë në hoteli

08:56 | 09 Dhjetor 2025
Hill: Ambasada e parë amerikane në Shqipërinë post-komuniste, kishim një dhomë në hoteli

Christopher Hill, ambasadori i parë amerikan në Shqipëri, një nga arkitektët e diplomacisë amerikane në Ballkan, tregoi në një intervistë për emisionin Noë në Euroenews Albania kujtimet nga misioni i tij në vendin tonë dhe lidhjet që vazhdon ende të ruajë me Shqipërinë.

Si përfaqësuesi i parë i Shteteve të Bashkuara në Shqipërinë post-komuniste, Hill zbuloi për herë të parë se ambasada amerikane në vitin 1991 funksiononte në një dhomë të vetme, nr. 205, ndërsa dhoma ngjitur, 206, ishte rezidencë.

“Patjetër që po, patjetër që po. Por kjo është situata: ti mbërrin në një vend si Shqipëria dhe ti mund të shikosh të ardhmen, mund të shikosh nëse gjërat ishin të qeta, nëse gjërat qëndronin të qeta në Shqipëri. Ti mund të shikoje se kishe për të pasur një të ardhme më të mirë. Por gjëja tjetër që ti shikoje… kur mbërrita në fillim, shikoje persona që ishin pak më të rënë në moshë dhe unë mund t’i shikoja ata përpara bulevardit, përpara Hotel Dajtit, të cilët ishin duke bërë shëtitje, xhiro. Dhe ti mund të shikoje, mund të mendoje për këta njerëz, se atyre iu desh tërë jeta e tyre, iu desh të jetonin gjithë jetën e tyre në një diktaturë të tmerrshme, në diktaturën e Enver Hoxhës dhe ti ndjeje dhimbjen dhe keqardhjen për këta njerëz që e kishin të pamundur ta rimerrnin mbrapsht jetën e tyre, megjithatë fëmijët dhe nipërit e mbesat e tyre kanë një të ardhme më të mirë dhe ky është një motivim shumë i mirë për njerëzit. Megjithatë është diçka e trishtuar të mendosh që ata nuk do ta marrin mbrapsht jetën e tyre dhe ky është një nga emocionet që të vjen ndërmend kur je në një hapësirë të tillë ose të kalon në zemër kur je në një vend të tillë si në Tiranë në vitin 1991”, kujtoi Hill.

Komento: