Hill shënon përvjetorin e fillimit të bombardimeve të Beogradit

22:03 | 06 Prill 2022

Christopher Hill shënon përvjetorin e fillimit të bombardimeve të Beogradit.

Ambasadori i ri i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka kujtuar fillimin e Luftës së Dytë Botërore në Jugosllavi, duke shënuar kështu përvjetorin e fillimit të bombardimeve të Beogradit.

Përmes rrjetit social, Hill ka thënë se SHBA’të së bashku me vendet e Evropës i ofrojnë mbështetje Ukrainës në luftën e saj për liri.

“Sot kujtojmë fillimin e Luftës së Dytë Botërore në Jugosllavi dhe pasojat tragjike të agresionit që nuk ishte ndalur. I nderojmë viktimat dhe së bashku me vendet e Europës i ofrojmë mbështetje Ukrainës në luftën e saj për liri”, shkroi Hill.

Komento: