Hiqen pengesat nëpër rrethrrotullime në Prishtinë

17:31 | 11 Mars 2022

Komuna e Prishtinës ka nisur me largimin e pengesave brenda rrethrrotullimeve në kryeqytet. Së pari pengesat janë hequr te rrethrrotullimi në lagjen “Arbëria”.

Drejtori i Investimeve Kapitale, Krenar Xhaferi, ka thënë se do të vazhdohet me heqjen e pengesave te rruga “B” që lidhet me rrugën “Muharrem Fejza”.

“Kemi marrë shumë ankesa për këto, madje ishte edhe vendimi i parë i Task-Forcës për komunikacion për largimin e tyre. Do të vazhdojmë edhe më shumë aksione të tilla, për ta liruar komunikacionin dhe për të bërë zgjidhje për të”, ka thënë Xhaferi në një shkrim në Facebook.

Pengesat në rrethrrotullime ishin vendosur në mandatin e dytë të ish-kryetarit Shpend Ahmeti.

Komento: