
Kosova ka nënshkruar marrëveshje me Bahamas për heqjen reciproke të vizave për qytetarët e të dy vendeve.
Lajmi është bërë i ditur nga ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, raporon IndeksOnline.
“Sapo u nënshkrua marrëveshja mes Republikës së Kosovës dhe Komonuelthit të Bahamasit për heqjen reciproke të vizave për qytetarët e të dy vendeve. Një tjetër lajm i mirë dhe hap i mëtejmë në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe pas njohjes së fundit të Kosovës nga Bahamasi”, ka shkruar Gërvalla.