Hiqet tabela e Zoran Gjingjiqit, e cila ka qenë në të njëjtën shtyllë me emrin e Isa Boletinit

13:10 | 04 Qershor 2026
hiqet-tabela-e-zoran-gjingjiqit,-e-cila-ka-qene-ne-te-njejten-shtylle-me-emrin-e-isa-boletinit

Tabela me emrin e Zoran Gjingjiqit, e cila u vendos dje në veri të Mitrovicës pranë tabelës me emrin Isa Boletini, është zhvendosur këtë mëngjes nga vendi i saj në rrethrrotullimin në hyrje të qytetit.

Tabelat me emrat e rinj të rrugëve u vendosën dje nga ministrja në detyrë e Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli.

Ndërsa sot, siç raporton media lokale në gjuhën serbe “Kossev”, tabela me emrin e ish-kryeministrit të Serbisë nuk gjendet aty ku ishte vendosur një ditë më parë.

Nuk dihet se kush e ka hequr tabelën, por për vendosjen e saj ka pasur reagime të shumta në Kosovë, duke kundërshtuar një veprim të tillë.

Komento: