Një deklaratë e emisarit sllovak, Miroslav Lajçak ditën e sotme ka bërë që deputeti i PDK-së, Hisen Berisha të reagojë ashpër, ndërsa i është drejtuar atij me fjalë “mos shtantazho”.
Përmes një postimi në Facebook, Berisha thotë se Kosova është e gatshme edhe për luftë, nëse cënohet liria e integriteti i vendit.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Z.Lajçak, mos shantazho!
Z.Lajcak, KOSOVA është e gatshme edhe për luftë, nëse cenohet liria, integriteti dhe sovraniteti i vendit.
Por, duhet ta dini, se ky nuk do të jet konlikt!
Ju kujtoj, ju dhe mbështetësit e Serbis, se në rast të një lufte me Serbin, beteja do të zhvillohet, në dhe për Nishin e Korshumlinë, dheun e të parëve të mi Rashkën e Sanxhakun.
Sot, kemi një gjeneratë të tërë që e trashegojnë lirinë.
Sot kemi 60-70 mijë ushtarë me përovoj lufte, ndaj nuk do të lejojmë të humbim sovranitetin me marrëveshje të sponzorizuara nga diplomat, si ju z.Lajçak!
Prandaj, z.Lajçak, mos shantazho!
KOSOVA nuk e dëshiron luftën.
Ne kemi hy në proces politik të përmbylljes së pavarësisë, në kufijt e njohur nga SHBA dhe mbi njëqind shtete përfshi më të fuqishmet e Botës.
E drejta e Kosovës për pavarësim, është konfirmuar juridikisht nga Gjykata Ndërkombërare e Drejtësisë.
Si BE dhe ju si ndërmjetësues, jeni për ta lehtësuar dialogun, jo për ta degraduar pavarësinë, duke na shantazhuar me konflikt me Serbinë, në Veri të vendit.
Kosova dhe populli i saj nuk e do luftën por jemi të gatshëm të flijohemi për të, duke besuar edhe në garantimin e aleatit tonë kryesor në luftë dhe në paqe, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Emisari i BE-së theksoi sot pas takimit me Kurtin, se do të vizitoj edhe veriun e Kosovës, sipas tij, për ta kuptuar dhe parë “vetë situatën atje” duke shpresuar se “do të ketë një zgjidhje politike për t’u fokusuar në normalizim dhe marrëveshje”.
“Ne mund të kemi ose normalizim, ose konflikt. Sigurisht se ne duam të fokusohemi plotësisht në normalizim, prandaj duam të shmangim çfarëdo përshkallëzimi, nuk është në interesin e askujt”, u shpreh Lajçak.