Histori e mahnitshme futbolli nga Gjermania, lojtari shfaqet i gjallë 4 vjet pas shpalljes së tij për të vdekur

16:52 | 05 May 2020

Lojtari është shfaqur i gjallë 4 vjet pas shpalljes së tij për të vdekur.

Një histori e mahnitshme futbolli vjen nga Gjermania.

Hianik Kamba, ish lojtar i Schalke, është shfaqur i gjallë katër vjet pasi besohej se kishte vdekur në një aksident me makinë.

Ai, ishte shpallur i vdekur pas një aksidenti me makinë në vitin 2016 në vendin e tij të lindjes, në Kongo.

Ish mbrojtësi i djathtë u shfaq në rrethin e Ruhr në Gjermani, ku po punonte në një kompani të energjisë, raporton Bild.

Kjo histori e çuditshme, sot ka përbë lajmin kryesor në mediet e sportit në Gjermani.

Komento: