Mjekët thanë se do të jetonte vetëm disa minuta, historia e pabesueshme e vogëlushes.
Një fëmijë që nuk pritej të jetonte më shumë se disa minuta ka sfiduar të gjitha shanset dhe ka arritur të festojë ditëlindjen e parë me familjen.
Leona-Gace u diagnostikua me spina bifida, një gjendje e rrallë për fëmijët ndërkohë që ishte në fetus. Shpina dhe shtylla kurrizore nuk i zhvillohet siç duhet.
Kjo gjë i la prindërit Stephen dhe Samantha që të vendosnin nëse donin të vazhdonin apo jo me shtatzëninë.
29-vjeçarja kërkoi për këtë gjendje të rëndë dhe zbuloi se kishte vetëm një fëmijë që i kishte mbijetuar. Ata vendosën ta lindnin fëmijën.
Një vit më vonë, Leona-Grace festoi ditëlindjen e parë në një moment që askush nuk e priste.
Samantha është shprehur se po shijon çdo moment me vajzën e saj pavarësisht se e di të vërtetën e hidhur që mund ta humbasë nga çasti në çast. Vajza e saj ka lindur me një sërë problemesh të tjera.
“Është një shqetësim i vazhdueshëm. Mund të ndodhë shumë shpejt dhe ne nuk kemi çfarë t’i bëjmë”, është shprehur ajo për mediat.