Shkruhet historia në SHBA, betohet Kamala Harris.
Zëvendëspresidentja Kamala Harris është betuar – kështu duke shkruar historinë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Harris u bë zyrtarisht femra e parë zëvendëspresidente, e para femër me ngjyrë dhe e para nga Azia Jugore, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
Ajo u betua nga gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Sonia Sotomayor.