
Një histori e rëndë dhe tronditëse vjen nga Spanjë, ku 25-vjeçarja Noelia Castillo ka vendosur t’i japë fund jetës së saj përmes eutanazisë, pas viteve të gjata dhimbjeje fizike dhe psikologjike.
E reja mbeti paraplegjike në vitin 2022, pasi u hodh nga kati i pestë i një ndërtese, në një tentativë vetëvrasjeje që pasoi një përdhunim në grup që ajo kishte përjetuar pak kohë më parë. Ngjarja ndodhi ndërsa ajo jetonte në një qendër shtetërore për gra vulnerabël.
E rritur në një familje jofunksionale dhe pjesërisht në kujdesin e institucioneve, Noelia përballej prej vitesh me vështirësi të shumta. Që pas aksidentit, ajo jetonte me dhimbje të vazhdueshme, çka e shtyu të kërkonte të drejtën për eutanazi – një procedurë e legalizuar në Spanjë që nga viti 2021.
Në korrik 2024, një komitet ekspertësh në Katalonjë miratoi kërkesën e saj, por procesi u pezullua pas një apelimi nga babai i saj. Më pas, Noelia iu drejtua Gjykata Kushtetuese e Spanjës dhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, duke kërkuar njohjen e të drejtës së saj për vetëvendosje.
Në shkurt 2026, Gjykata Kushtetuese spanjolle vendosi në favor të saj, duke argumentuar se nuk kishte shkelje të të drejtave themelore dhe se ajo kishte të drejtë të zgjedhë përfundimin e jetës së saj në mënyrë të asistuar.