Historiani Buxhovi tregon mundësinë se si mund të merren vesh Kosova dhe Manastiri i Deçanit për tokat

17:33 | 13 Mars 2024
historiani-buxhovi-tregon-mundesine-se-si-mund-te-merren-vesh-kosova-dhe-manastiri-i-decanit-per-tokat


Historiani Jusuf Buxhovi, ka përmendur edhe mundësinë se si Kosova mund të veproj në mënyrë që tokat mos të uzurpohen nga Manastiri i Deçanit.

“Në këtë drejtim unë mendoj këtu që duhet të gjendet vetëm një mundësi që shteti i Kosovës  të bashkëbisedoj me Manastirin e Deçanit që ato prona në një farë mënyre të kthehen në shfrytëzim të përbashkët dhe jo të uzurpohen në bazë të kadastrave dhe kjo është ajo që mund të thuhet sot. Ne tash po i përjetojmë gabimet që kanë dalë me Pakon e Ahtisarit që do të ketë edhe shumë e shumë të ngjashme në të ardhmen”, ka thënë ndër të tjera Buxhovi pwr Front Online.

Autoritetet lokale në Deçan kanë refuzuar në vazhdimësi ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për t’i lejuar Manastirit të Deçanit që t’i regjistrojë në kadastër 24 hektarë tokë dhe pyll, me arsyetimin se kjo pronë është e ndërmarrjeve sociale “Apiko” dhe “Iliria” dhe se nuk i ka takuar asnjëherë manastirit.

Në shtator të vitit 2021, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka nxjerrë “vendimin për mosekzekutimin e aktgjykimit”, në të cilin konstatohet se vendimi i saj i vitit 2016 nuk është zbatuar.

Prokuroria Themelore e Pejës në Kosovë, në qershor të vitit 2022, ka nisur hetime kundër Komunës së Deçanit, për shkak të moszbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese./Front Online

 

Komento: