Historike, Kosova përparon për 7 pozita në ranglistën e FIFA-s

15:03 | 17 Tetor 2025

FIFA ka publikuar renditjen e re të kombëtareve për muajin tetor, ku Kombëtarja e Kosovës ka shënuar përparim të ndjeshëm.

“Dardanët” janë ngjitur për shtatë pozita dhe tani renditen në vendin e 84-t në botë.

Ky progres vjen pas rezultateve të mira në ndeshjet e fundit – fitores historike ndaj Suedisë dhe barazimit me Slloveninë, që e kanë përmirësuar dukshëm koeficientin e Kosovës në listën e FIFA-s.

Komento: