
Taulant Hodaj, avokat i licensuar nga Gjykata Speciale, ka folur lidhur me kufizimin që po u bëhet ish-krerëve të UÇK-së, Thaçit dhe të tjerëve në Hagë, ku atyre nuk po u lejohet të bëjnë telefonata.
“Në këto raste merret vendim për kufizimin e këtyre të drejtave, kur kemi kërkesë të Prokurorisë, kur kemi dyshime se ka elemente të ndonjë vepre penale kundër administrimit të drejtësisë apo ndikim në dëshmitar, apo manipulim me prova”, deklaroi ai.
Tutje Hodaj në Info Magazine, tha se mendon se avokatët i kanë artikuluar kërkesat e tyre, por gjykata e ka zgjedhur një mes ku ka bërë kufizime të shumta por ju ka dhënë të drejtë familjarëve që të mund të bëjnë vizita.
Gjithashtu ai theksoi se parimisht nëse të paraburgosurve i ndalohet komunikimi, është shkelje e të drejtave të tyre, por Gjykata për këtë vendim ka dhënë arsyetim se pse po i kufizojnë këto të drejta.