Pasagjeri i avionit dënohet me mbi 5 mijë dollarë.
Një pasagjer është urdhëruar të paguajë më shumë se 50,000 juanë (5,600 dollarë) për një linjë ajrore, pasi hodhi monedha në motorin e avionit para fluturimit për “fat të mirë”.
Udhëtari ajror, i njohur me emrin Li, hodhi dy monedha të vogla drejt motorit nga shkallët, ndërsa hipi në avion, në një linjë të brendshme në Kinën qendrore.
Veprimi i tij shkaktoi anulimin e fluturimit për shkak të shqetësimeve të sigurisë dhe një numër të madh udhëtarësh që u bllokua në aeroport natën vonë, tha një gjykatë.