Hoeness zbulon shifrën e çmendur që Man City ofroi për Harry Kane

17:40 | 11 March 2023

Presidenti i nderit i Bayern Munichut, Uli Hoeness ka zbuluar se Manchester City ka ofruar 160 milionë euro për Harry Kane vitin e kaluar.

Bayern ka qenë i lidhur me sulmuesin e Tottenhamit këtë sezon, por Bavarezët nuk ishin të gatshëm të paguajnë shifra të mëdha për anglezin.

Për politiken e transferimeve dhe gjërat tjera ka folur vet presidenti i nderit i Bayernit, Hoeness, i cili ka treguar pse nuk e kanë transferuar Kane.

“Nuk ka asgjë mbi tavolinën time. Unë jam një nga nëntë anëtarët e bordit mbikëqyrës që kanë një fjalë në bordin ekzekutiv kur bëhet fjalë për shpenzime të mëdha prej më shumë se 25 milionë euro dhe unë shprehi privatësinë time personale, opinionin tim”, ka thënë fillimisht Hoeness për Sky Deutschland.

“Mund ta imagjinoj që një ditë një lojtar do të vijë e do të shkojë te Bayerni, i cili mund të kushtojë rreth 100 milionë euro, por unë shpreha mendimin tim në veçanti për rastin Kane”.

“Ai është pothuajse 30 vjeç dhe vitin e kaluar Tottenham e refuzoi Manchester Cityn me ofertë prej 160 milionë euro, ndaj thashë se në këtë rast do të ishte fantastike nëse Bayern do t’i afrohej një transferimi të tillë”.

“Megjithatë unë jam një nga nëntë anëtarët dhe nëse them të mos e blej dhe tetë të tjerët thonë se do të blihet, atëherë ai do të blihet. Kështu është në një demokraci”, përfundoi presidenti i nderit i Bayernit.

Komento: